Maqedoni TOP LAJM

Ministria e Drejtësisë ende pa draft-version për Ligjin për Regjistrimin e Popullësisë

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri, Zoran Zaev pret që Ligji për Regjistrimin e Popullsisë të miratohet deri në fund të vitit, në mënyrë që procesi i regjistrimit të realizohet në prill të vitit të ardhshëm, ashtu siç është planifikuar.

“Pres deri në fund të vitit Kuvendi ta miratojë, në mënyrë që në muajin prill të mund të zbatohet regjistrimi”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Megjithatë në Kuvend ende nuk ka asnjë nismë zyrtare, ndonëse Enti Shtetëror i Statistikave ka kërkuar miratim të shpejtë të ligjit, që të kryejë në kohë përgatitjet e duhura. Radha është e Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë ndryshimet e nevojshme në draft-version, të cilat konkretisht kanë të bëjnë me caktimin e afateve për zbatimin e regjistrimit.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi ka nxitur debate mes dy etnive më të madha, shqiptarëve të cilët pretendojnë të jenë në numër më të lartë se 25 për qind, dhe maqedonasve, të cilët pretendojnë se numri i shqiptarëve është më i ulët se ai në regjistrimin e vitit 2002, prej 22.17 për qind.

Postime të ngjashme

Gjykata Penale kërkon 20 gjykatës të rinj

XH,I

U emërua sekretar gjeneral në Qeveri, Mançevski tërhiqet nga politika

T E

Prokuroria do të apelojë dënimin me kusht për aksidentin te restoranti

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...