Agjencia Zhurnal.mk

Ministria e Drejtësisë: Me padurim po presim propozim ligjin për PSP-në nga VMRO-DPMNE

Shkup, 1 korrik – Zhurnal.mk – Nga Ministria e Drejtësisë sot kanë deklaruar se me padurim e presin propozim ligjin për PSP-në nga VMRO-DPMNE, njofton Zhurnal.

Siç thonë nga kjo ministri, sapo ta pranojnë atë, do të dalin me prononcim dhe nëse ka përmirësime teksti do ta pranojnë por nëse ka amnestime të fshehura, nuk do të pranohet.

“Me padurim e presim tekstin nga VMRO-DPMNE. Sapo ta marim do ju njoftojmë. Nëse ka përmirësime të tekstit, gjithsesi se do të pranohet. Nëse ka amnesti të fshehur – nuk do të pranohet”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se partia do të përgatitë ligj të ri për PSP-në, i cili do të ndjekë propozimet dhe praksat nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut.

Grupet punuese nga dy partitë më të mëdha politike tanimë një kohë të gjatë nuk kanë mbajtur takim për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për statusin e ardhshëm të PSP-së dhe ligjit për Prokurori Publike.

Dy palët më së shumti kanë dallim në nenin 105 i këtij propozim ligji ku rregullohet vazhdimi i procedurave dhe e ardhmja e dëshmive nga përgjimet. VMRO-DPMNE kërkon largimin e tyre me qëllim të anulohen të gjitha akuzat dhe hetimet e PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017.

Ky propozim ligj është një nga kushtet për fillim të negociatave me Unionin Europian. Afati i fundit për sjelljen e ligjit për PSP-në është deri në shtator./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...