Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministria e Drejtësisë po e përgatit dokumentacionin për ekstradimin e Igor Spasovit, të dënuarit për vrasjen e Martin Neshkovskit

Shkup, 2 shkurt – Ministria e Drejtësisë gjatë ditëve të ardhshme do ta kompletojë dokumentacionin e nevojshëm për parashtrimin e kërkesës për ekstradimin e Igor Spasovit, ish-pjesëtarit të dënuar të njësiteve speciale të MPB-së për vrasjen e Martin Neshkovskit, i cili dje ishte arrestuar në Bullgari.

“Nëse personi është në paraburgim shteti ka afat prej 40 ditëve për parashtrimin e kërkesës për ekstradim, por besojmë se në ditët në vijim do t’i grumbullojmë dokumentet e nevojshme dhe autoriteteve bullgare do t’u parashtrojmë kërkesë për ekstradimin e personit Igor Spasov”, thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas raporteve të mediave bullgare, Spasovi ishte arrestuar dje rreth orës 15 në lagjen “Mlladost” në Sofje.

Rasti “Neshkovski” ka ndodhur në vitin 2011 në sheshin e Qytetit të Shkupit, kur VMRO-DPMNE-ja e festonte fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjatë asaj kohe Spasovi, si pjesë e sigurimit, të riun Martin Neshkovski e rrahu për vdekje.

Postime të ngjashme

Dua Lipa publikon fotografi nga vizita në Tiranë: Jam e nderuar që ndodhem këtu

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...