Shkup, 4 mars, Zhurnal.mk – Nuk do të ketë prolongim të afateve për afatet për llogaritë përfundimtare, tha sot ministria e Ekonomisë. Kjo, siç theksojnë në konferencë për shtyp, është vendosur pas konsultimeve të bëra ndërinstitucionale të cilat udhëzuan drejt konkludimit se kontabilistët nuk ishin aq të goditur nga pandemia.
“Tashmë bëmë konsultime në suaza të institucioneve dhe si Ministri e Ekonomisë, së bashku me Ministrinë e Financave, DAP-in dhe Regjistrin qendror vendosëm të mos ketë prolongim të afateve për llogaritë përfundimtare. Mendojmë se kontabilistët edhe nuk ishin aq të goditur nga pandemia”, theksoi Bekteshi.
Rreth dhjetë minuta më parë, par Ministrisë së Ekonomisë, konferencë për shtyp mbajti Aleksandra Andreeva nga Këshilli drejtues I Odës së kontabilistëve pranë Lidhjes së odave ekonomike. Ajo kumtoi se pothuajse 50 për qind e kontabilistëve kanë qenë të sëmurë me KOVID prej fillimit të pandemisë dhe kërkoi që afati I parashtrimit të raporteve vjetore dhe llogarive përfundimtare të prolongohet deri më 31 mars.