Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugës në Fushë Kosovë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me komunën e Fushë Kosovës, të përfaqësuar nga nënkryetari Fadil Krasniqi.

Përmes këtij dokumenti, MI do të financojë asfaltimin e rrugës nga ajo nacionale N9, deri tek qendra e panaireve deri në Golesh.

“Ministria merr përsipër edhe financimin e rrugëve të lagjeve numër 28 dhe 29 të kësaj komune, që janë të banuara nga komuniteti egjiptian, ashkali dhe romë. Marrëveshje të tilla, përmes të cilave MI ju del në ndihmë pothuajse të gjitha komunave në realizimin e projekteve infrastrukturore, janë tregues të një plani të mirëfilltë të punës së ministrit Abrashi, në të mirë të qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media.

Financimi do të bëhet në faza të ndara, përderisa dokumenti specifikon edhe përgjegjësitë komunale drejt realizimit të projekteve.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

S.B.

Konjufca falënderon Norvegjinë për angazhimin lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës

S.B.

Osmani takoi ambasadorin Minxhozi: Prioriteti ynë mbetet sigurimi i vaksinave për qytetarët

S.B.

Ekspertët të bindur: Kurti s’do ketë mundësi lëvizjeje, do t’i bëhet presion për dialogun

S.B.

937 pacientë të hospitalizuar për COVID-19, 45 në gjendje të rëndë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...