Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministria e Infrastrukturës: Mirëmbajtja dimërore e rrugëve po vazhdon me intensitet të shtuar

Ministria e Infrastrukturës njofton se mirëmbajtja dimërore e autoudhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuar.

Sipas MI-së, reshjet e lehta të borës të përcjella gjatë fundjavës, kanë bërë që të ketë intervenime shtesë në pothuajse të gjitha rrugët.

Shkaku i mjegullës, temperaturave nën zero dhe borës, në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është intervenuar me shpërndarje të kripës dhe rërës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese. Rrugët mbeten të lira për qarkullim në këtë pjesë.

Bora nuk e ka penguar qarkullimin e lirë të automjeteve as në rajonin e Pejës. Në këtë pjesë është intervenuar me largim të borës dhe shpërndarje së kripës sipas nevojës, duke theksuar intervenimet shtesë në viset malore të rrugës N9 Pejë-Kuqishtë-Bogë.

Infrastruktura rrugore e rajonit të Ferizajt është krejtësisht e lirë për qarkullim, pa intervenime shtesë, apo ndonjë pengesë tjetër e krijuar shkaku i ndryshimeve atmosferike.

Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.

Në rajonin e Gjakovës është bërë shpërndarja e kripës në pothuajse të gjitha rrugët e mirëmbajtura nga MI, si preventivë ndaj krijimit të ngricave dhe sigurisë në komunikacion. Përndryshe, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërndarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.

Bora nuk e ka penguar qarkullimin e lirë të automjeteve as në autoudhët e Kosovës. Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” dhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit, po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese.

Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për gjendjen e rrugëve, mirëmbajtjes dimërore të tyre, vështirësive eventuale dhe sigurisë në komunikacion.

MI gjithashtu bën apel te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe ruajtje të sigurisë gjatë sezonës dimërore.

Postime të ngjashme

Bekimi rrëfen rënien e Jasharëve, ai ishte në Gjermani me Rifatin, kush ia dha lajmin?

T E

Shtrenjtohet prodhimi në Kosovë

T E

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

S.B.

Rugova: Garda që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal dhe të kontrollueshëm

T E

8880 raste aktive me COVID në Kosovë

S.B.

Aksion i madh i Policisë në gjithë Prishtinën

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...