Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë

Duke u bazuar në të dhënat e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, gjendja e auto-udhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale është e mirë dhe të gjitha janë të qarkullueshme.

Në rajonin e Prizrenit, për shkak të ngricave gjatë natës, intervenime me kripë ka pasur në drejtimin Prizren – Caralevë, Prizren – Prevallë, Zhur – Dragash – Restelicë.

Ndërsa, në aksin rrugor Pejë – Kuqishtë – Bogë ka pasur mbrëmë një rrëshqitje masive të dheut diku rreth orës 20:00. Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e tutje ka reshje të mëdha të borës. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit të Pejës, kishte reshje të borës e përzier me shi, por të gjitha rrugët janë kalueshme.

Në rajonin e Gjakovës, gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe ngrica vende-vende. Një ekip i punëtorëve ka kontrolluar rrugët dhe ka intervenuar sipas nevojës të gjitha rrugët janë hapura dhe borë nuk ka.

Auto-udha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh – Doganaj janë krejtësisht e lira për qarkullim.

Ndërsa në autostradën A7, segmenti Morinë – Gjurgjicë kishte intervenime me kripë ne drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin Suharekë – Gjurgjicë.

Ne rajonet e Gjilanit, Ferizajt dhe Prishtinës, nuk ka pasur asnjë intervenim.

Postime të ngjashme

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

Vizita e Lajçak, javën e ardhshme në Ballkan për bisedimet Kosovë-Serbi

T E

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

T E

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...