Ministria e Jashtme Turke shpreh ngushëllime për zjarrin në Tetovë

Ankara, 9 shtator – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë shpreh ngushëllimet e saj për familjet e të vdekurve dhe uron shërim të shpejtë të lënduarve nga zjarri në spitalin në Tetovë.

 

Mësuam me keqardhje të thellë për zjarrin që shpërtheu në qendrën Kovid -19 brenda Spitalit Shtetëror në Tetovë – Maqedonia e Veriut, ku sipas informacioneve fillestare 10 persona humbën jetën, dhe ka disa të plagosur. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e të vdekurve dhe Qeverinë e Maqedonisë Veriore, dhe dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Gjithsej 14 persona vdiqën nga zjarri i djeshëm në qendrën Kovid në Tetovë. Në qendrën covid gjatë zjarrit, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ishin gjithsej 26 pacientë, 12 të tjerët po trajtohen në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut.

Related posts

„ЕasyJet” hyn në tregun tonë me linjë ajrore nga Gjeneva në Shkup

Z H

Vaksinohen mbi 741 mijë qytetarë në shtet

D V

Integrimi në BE, Geer: RMV duhet të jetë pjesë e BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More