Ministrja e Jashtme e Ukrainës, ka bërë të ditur se Ukraina nuk është e interesuar të “marrë” territorin në Rusi.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase e përshkroi gjithashtu pushtimin njëjavor të ukrainasve në zonën e Kurskut si “absolutisht veprim legjitim”.
“Ukraina nuk është e interesuar të marrë nën kontroll territorin e rajonit të Kurskut”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
“Sa më shpejt Rusia të pranojë të rivendosë një paqe të drejtë, aq më shpejt do të ndalen sulmet e forcave të mbrojtjes ukrainase në Rusi”, shtoi Tykhy.
Rusia, ndërkohë, tha se kishte “parandaluar” sulme të reja ukrainase në Kursk, pasi ministria e saj e Mbrojtjes tha se kishte penguar “përpjekjet e grupeve të armikut në automjete të blinduara për të depërtuar thellë në territorin rus” rreth disa fshatrave – megjithëse kjo është e pakonfirmuar.