Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Ministria e Kulturës në vitin 2021 me mbështetje të projekteve për zhvillim, afirmim dhe promovim të kulturës

Shkup, 24 shkurt – Theksi është vendosur në cilësinë e projekteve, rëndësinë e tyre për interesin publik në kulturë, rëndësinë për jetën e qytetarëve, mbështetjen për autorë nga bashkësi të ndryshme etnike, stimulimin e krijuesve kreativ, të grupeve të margjinalizuara, vlerësim real të punës që të mbrohet dinjiteti i autorit, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Kulturës, Irena Stefoska për rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2021 sipas aktiviteteve dhe fushat e caktuara.

Për herë të parë, thotë ajo, janë miratuar fonde solide për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Ajo shtoi se ka shumë projekte në programin me karakter ndërkulturor. Janë miratuar, madje sipas saj një numër projektesh në mbështetje të angazhimit për demetropolizimin e kulturës.

“Nuk duhet të pritet që ky konkurs t’i zgjidhë të gjitha problemet e akumuluara për dekada. Prandaj, ndryshimet në këtë konkurs janë vetëm hapi i parë pionier drejt përmirësimit të të gjithë sistemit”, tha ministrja Stefoska e cila tha se me kumtimin e rezultateve është vonë për arsye objektive – duke punuar në kovid kushte dhe buxhet të zvogëluar prej tre milionë eurosh , për shkak, siç tha, “parregullsi të mëparshme me të cilat tani merren institucionet kompetente”. Sipas saj, janë shpërndarë aq mjete me sa disponon ministria.

“Për herë të parë, nuk ndërmerren detyrime më të larta se mjetet buxhetore. Për shpërndarjen e 11 milionë eurove, para të taksapaguesve, arritën 6,352 kërkesa – një numër rekord”, tha Stefoska, e cila shprehu mirënjohje të madhe për komisionet e ekspertëve, për, siç tha, “papajtueshmërinë e tyre para presioneve të mëdha ndaj të cilave ata ishin të ekspozuar”.

Një pjesë e mirë përdoruesve të tjerë dhe institucioneve kombëtare kishin aplikime të përfunduara në mënyrë joadekuate dhe jo të plotë. Theksoi se duhet të punohet në vetëdije të lartë për llogaridhënie të ndërsjellë për shpenzimin e çdo qindarke.

Disa nga aplikantët, përfshirë edhe institucionet kombëtare, shtoi, kërkuan shuma të mëdha në mënyrë të pahijshme, ndërsa disa kërkuan mjete për projekte që për shkak të kovid kufizimeve vështirë se do të mund të realizohen.

“Jam e bindur që në rezultatet e programit, opinioni kulturor do ta njohë përpjekjen për ta braktisur parimin “nga pak për të gjithë” – një parim i tillë e bën kulturën të pakuptimtë dhe vret krijimtarinë”, nënvizoi ministrja Stefoska.

Ajo i bëri thirrje Kuvendit që sa më shpejt ta miratojë ligjin e ri për interesin publik në kulturë, të cilin e presin 3.500 punonjës të kulturës. Afatet për përdoruesit këtë vit, theksoi ajo, do të zgjaten në mënyrë që të kenë kohë për t’i realizuar projektet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se pagesat në lidhje me projektet vjetore nga konkursi i fundit, Ministria e Kulturës do t’i bëjë deri në qindarkën e fundit dhe kërkoi durim derisa institucionet e bëjnë punën e tyre. Për projektet këtë vit, tha se e gjithë puna është e organizuar për të lidhur marrëveshje me përdoruesit shumë më shpejt dhe për t’i përgatitur zgjidhjet.

Lidhur me vërejtjet nga Entit shtetëror për revizion, ajo tha se ato i referohen metodologjisë së paspecifikuar për punën e komisioneve të ekspertëve, më saktësisht vlerën e pikës gjatë vlerësimit.

“Në bashkëpunim me ekspertët nga Enti shtetëror për revizion, ne kemi përgatitur një model që ka provuar se funksionon për ta përcaktuar vlerën e pikëve. Kjo është një nga vërejtjet kryesore për shumë vite në raportet se pikët nuk kishte vlerë”, shtoi Stefoska. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

“Dodona” hap konkurs për pesë aktorë, një vit pasi iu krijua mundësia

S.B.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

S.B.

Dy aktore kosovare, të shtunën në serialin e HBO-së

S.B.

“Mural Fest” – festivali që ka zbukuruar qytetin e Ferizajt, në krye me punimin artistik të Rita Orës

S.B.

Akvaduti do të emërohet për monument me shkallë më të lartë të mbrojtjes

Z H

Përmbyllet “Rolling Film Festival”, ndahet çmimi “Young Talent Award”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...