Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë Maqedoni

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

Shkup, 17 prill – Shfrytëzuesit të cilët i lidhin marrëveshjet për projektet e mbështetura në konkurset vjetore për vitin 2021 të Ministrisë së Kulturës, do të kenë obligim të hapin llogari të veçantë përmes së cilës do të realizohen të gjitha transaksionet e lidhura me projektin e mbështetur, kumtoi sot Ministria e Kulturës.

“Llogaria e dedikuar mundëson ndjekje  ligjore dhe të saktë për  shfrytëzimin e mjeteve buxhetore dhe është në drejtim  të punës  së shfrytëzuesve  gjatë realizimit të projekteve. Hapja e  llogarisë së dedikuar është e obligueshme vetëm për personat juridik, ndërsa jo edhe për personat fizik, të cilët janë shfrytëzues të mjeteve buxhetore”, theksuan nga Ministria.

Nga Ministria e Kulturës shtuan se janë të obliguar vazhdimisht ta ndjekin realizimin financiar të çdo projekti të mbështetur në Konkurset vjetore dhe të kryejnë kontroll mbi ligjin, shfrytëzimin ekonomik dhe të dedikuar të mjeteve.

Ministria e Kulturës shpreh bindje se definimi i obligimeve  më të përpikta në pjesën e ndjekjes së transaksioneve financiare në një pjesë të madhe do të kontribuojë  për realizim më efikas të projekteve të mbështetura në programin vjetor.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...