Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Ministria e Kulturës vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve”

Shkup, 6 prill – Zhurnal –Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AAA) ka adresuar një sërë kritikash për ministrinë e Kulturës, duke thënë se ajo vazhdon të diskriminojë shqiptarët, transmeton Zhurnal.

Kryetari I ASH-së dega në Tetovë, Muzafer Etemi, në një konferencë për mediat tha se në agjencinë e Filmit të RMV-së nuk ka asnjë shqiptar të punësuar, me çka trajtohen si qytetarë të rendit të dytë.

“Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës për vitin 2021 ishte skandaloz dhe për ne i papranueshëm. Fokusi i revoltës sonë kësaj radhe është agjencia e Filmit që po trajton shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë. Nga gjithë të punësuarit, nuk ka asnjë shqiptar, nëpër komisione gjithashtu, ose nuk ka shqiptarë ose janë jo të denjë për të vlerësuar”, tha ai, për të shtuar se shqiptari që aplikon në agjencinë e Filmit ka shpenzime shtesë, duke u marrë me përkthimin e dokumenteve, skenarëve, et.

Nga ky koalicion gjithashtu shtuan se ueb faqja e Agjencisë së Filmit është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, kjo sipas tyre është e qëllimshme dhe bën injorimin dhe anashkalimin e artistëve shqiptar.

Etemi gjithashtu shtoi se nga buxheti i përgjithshëm i Agjencisë të Filmit, për shqiptaret janë ndarë 11.11% e mjeteve. Ai ftoi të gjithë producentët, regjisoret, aktorët dhe artistët shqiptarë të themelojnë shoqatë përmes së cilës do ti mbronin të drejtat e tyre.

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...