Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministria e Mbrojtjes publikon listën fillestare të rekrutëve të rinj të cilët pritet të bëhen pjesë e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se me qëllim të informimit të drejtë të publikut,dhe të gjitha palëve të interesuara lidhur me procesin e rekrutimit të rekrutëve të rinj, se është publikuar lista fillestare e rekrutëve që pritet të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të testimit fizik, testit të inteligjencës dhe njohurive të përgjithshme, si dhe intervistimit, në përputhje me Rregulloren e Rekrutimit, kandidatët janë vlerësuar me numrin e pikëve konkrete, ndërkaq rezultati përfundimtar pasqyron pikët maksimale të arritura në secilën fazë.

“Me rastin e publikimit të listës fillestare prej 419 kandidatëve të suksesshëm, janë përzgjedhur vetëm kandidatët të cilët kishin numrin më të madh të pikëve, pavarësisht se të njëjtit mund të kenë kaluar minimumin që kërkohet nëpër secilën fazë të testimit. Pra, në renditjen përfundimtare kanë ndikim rezultatet në testin fizik, atë me shkrim dhe intervistën”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Sipas komunikatës, kandidatët e përzgjedhur do vazhdojnë me ekzaminimet mjekësore, verifikimin e pastërtisë së figurës dhe trajnimin bazik.

Të gjithë ata kandidat që i përfundojnë me sukses këto faza do të bëhen pjesëtarë aktiv të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

“Numri 400 i rekrutëve të rinj është numër i përcaktuar me Ligjin vjetor për ndarjet buxhetore për vitin 2020 dhe vitin 2021, sipas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm. Ministria e Mbrojtjes, në koordinim të plotë me Ministrinë e Financave, në procesin e rishikimit buxhetor për vitin 2021, si dhe procesin e planifikimit buxhetor për vitin 2022, do të krijojë bazën ligjore për të rritur në mënyrë të konsiderueshme numrin e rekrutëve të FSK-së në konkursin e radhës për rekrutë të rinj”, thuhet tutje në komunikatë.

Po, ashtu, Ministria e Mbrojtjes, fton të gjitha palët në rast të interesimit për të parë detajet e procesit, ku do t’u jepet qasje në të gjitha dokumentet publike dhe video-incizimet.

Së bashku me këtë komunikatë është bashkangjitur lista e të gjithë kandidatëve, sipas vlerësimeve dhe rezultateve për secilën fazë të testimit.

Procesi i përzgjedhjes së rekrutëve të rinj ishte i planifikuar të përfundoj në janar të viti 2021, mirëpo për shkak të përballjes me pandemin COVID-19, dhe masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ky proces është zgjatur./Insajderi.com

Postime të ngjashme

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e radhës

Bekim Laçi

Afro 130 mijë vaksina anti-Covid janë dhënë në Kosovë

Bekim Laçi

Rrënohen dy anekse pa leje afër Gërmisë

Bekim Laçi

Lajçaku për dialogun S’ka arsye për pesimizëm

Bekim Laçi

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...