Ministria e Shëndetësisë: Dy javët pas marrjes së vaksinës janë kritike për imunitetin

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në dy javët e para pas marrjes së vaksinës antiCOVID.

 

Përmes një publikimi, MSh ka theksuar se vaksinimi është mbrojtja e vetme nga COVID-19 dhe variantet e tjera virusale.

“Mbrojeni veten plotësisht nga variantet e tjera të COVID-19 dhe veçanërisht nga Delta”, thuhet tutje nga ministria.

Poashtu u shtua se dy javët pas marrjes së dozës së dytë janë tejet të rëndësishme të fitohet imunitet nga vaksina.

Ndryshe në 24 orët e fundit 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa janë konfirmuar edhe 932 raste të reja të të infektuarve me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me vaksinimin përgjatë 24 orëve të fundit, kurse janë kryer vetëm 7 mijë e 384 testime.

Duhet përkujtuar që javët e fundit të këtij muaji ishin shqetësuese sa i përket përhapjes edhe më të madhe të virusit COVID-19.

Derisa numri i të vdekurve është shtuar dhe ato të rasteve janë tërë kohës në rritje, shumë prej qytetarëve nuk arritën të vaksinohen për shkak se nuk pati termine të lira.

Kësisoj kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se sonte arrijnë edhe afro 53 mijë vaksina antiCOVID, të llojit Pfizer.

Por lidhur me këtë nuk janë dhënë detaj shtesë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

A mundet që përdorimi i akullit të zvogëlojë sytë e fryrë dhe aknet?

D V

Tri mënyra të lehta për ta vënë veten në radhë të parë më shpesh

D V

Këto janë perimet që ju japin më shumë energji gjatë ditës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com