Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë jep mbështetje për qendra të reja për autizëm

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Ministria e Shëndetësisë informon se jep mbështetje të plotë për reformën dhe hapjen e qendrave të reja shëndetësore për ndërhyrje të hershme tek fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit.

Nga Ministria informojnë se ata ofruan mbështetje dhe mundësuan shfrytëzimin e një pjese të hapësirës së papërdorur të ISHP-së në Qendrën Shëndetësore Shkup, në spitalin e Përgjithshëm në Ohër, në spitalin e Posaçëm Shën Erasmo dhe në spitalin Klinik në Tetovë për hapjen e qendrave për ofrimin e një game të gjerë shërbimesh të cilat mund të ndihmojnë fëmijët që kanë vonesa në zhvillim ose kushte specifike shëndetësore.

E gjithë kjo është pjesë e bashkëpunimit të hapur me sektorin civil, me kërkesë të Shoqatës së qytetarëve për trajtimin e personave me autizëm, ADHD dhe sindromën Asperger “Në botën time” nga Shkupi.

Nga Ministria kumtuan se përveç formës së zakonshme, për herë të parë qendra në Tetovë do të karakterizohet nga një formë shtesë e Qendrës Multietnike për trajtimin e fëmijëve me autizëm, ADHD dhe sindromën Asperger.

Hapja e këtyre qendrave në korniza të promovimit dhe të bashkëpunimit zhvillimor në fushën e strukturës sociale të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara me iniciativë dhe bashkëpunim të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, e cila përmes sektorit civil gjeti një mënyrë për të financimi i rinovimit dhe pajisjes së një pjese të qendrave të përmendura si dhe financimi i trajtimeve vjetore për fëmijë nga kategori të prekshme me çrregullime autike nga familje të cenueshme shoqërore.

Autizmi, ose çrregullimi i spektrit të autizmit (autism spectrum disorders ASD), është gamë e gjerë e kushteve që karakterizohen nga sfida në ndërveprimin shoqëror, të folurit dhe komunikimin joverbal, si dhe sjelljet e përsëritura. Edhe pse autizmi u përcaktua si term më shumë se 50 vjet më parë, me siguri ka qenë pjesë e gjendjes njerëzore gjatë gjithë historisë

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...