Agjencia Zhurnal.mk

Ministria e Shëndetësisë: Ka nisur fushatë denigruese ndaj mjekëve që u dërguan në Itali

Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmin se Qazim Kasem Ismaili, i cili iu bashkua grupit të 30 mjekëve për të ndihmuar Italinë, ka qenë pompist në një karburant dhe se nuk ka kualifikimin e duhur ne fushen e mjekesise.

Në një prononcim për Neësbomb.al, Ministria është shprehur se ndaj mjekëve që po ndihmojnë Italinë ka nisur një fushatë denigruese, duke dërguar gjithashtu edhe licensën e Ismailit për infermieri.

 “Nuk është e vërtetë ca pretendohet. Nuk di pse nis kjo fushatë denigruese kundër atyre që patën kurajon të shkojnë në vijën e parë të sëmundjes,”– shprehet ministria, sipas medias në fjalë.

Dosja.al ka kontaktuar vetë përmes Ëhatsappit me Qazim Ismailin, i cili pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë Karburant Kastratit në Vorë. Duke hedhur kështu poshtë fjalët e ministrisë, Ismaili pranon se ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017.

“Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017,”-tregon ai.

Pra krejtësisht hapur, vetë Qazimi që i është bashkuar grupit të 30 mjekëve e infermierëve për të ndihmuar Italinë ka përgënjeshtruar Ministrinë e Shëndetësisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...