Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, e përkushtuar ndaj reformave në kujdesin shëndetësor primar dhe përmirësimit të politikave shëndetësore

nga D. V.

Shkup, 12 nëntor –  Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi sot një takim pune me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shaoshing Ju, ku u theksuan prioritetet e Ministrisë për avancimin e shëndetit publik.
“Ministria e Shëndetësisë është institucionalisht e mobilizuar dhe e përkushtuar ndaj reformave thelbësore të sistemit të kujdesit shëndetësor primar, duke përfshirë edhe integrimin e modelit të kujdesit afatgjatë. Këto dy segmente do të plotësohen me procesin e digjitalizimit, i cili është një komponent themelor dhe gjithëpërfshirës i reformës së sistemit shëndetësor,”- deklaroi ministri Aliu.
Qëllimi i këtyre reformave është përmirësimi i politikave shëndetësore, rritja e qasjes në shërbime shëndetësore më afër vendbanimit të qytetarëve, si dhe forcimi i kujdesit shëndetësor parandalues.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë që Banka Botërore të sigurojë mbështetje analitike, teknike dhe financiare për realizimin e këtyre proceseve reformuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More