Agjencia Zhurnal.mk

Ministria e Sistemit Politik me “zero” transparencë

Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Sistemit Politik, një institucion që ka marrë vlerësim zero për transparencë, nuk ka faqe zyrtare një vit të tërë që prej themelimit të saj. Edhe pse është obligim ligjor i të gjithë shfrytëzuesve të parave publike të publikojnë raporte financiare, ministria e drejtuar nga Sadulla Duraku nuk ka faqe interneti për të vendosur informacione elementare për institucionin në fjalë.

Qendra për Komunikime Civile, e cila po hulumton transparencën e institucioneve, thotë se u kanë dërguar shkresë me pyetje në mars të këtij viti, por nuk kanë marrë përgjigje.

Nuk kemi adresë, nuk kemi person për qasje të lirë, nuk kemi se si t’u dërgojmë kërkesë, buxheti i ministrisë nuk është i dukshëm, nuk ka numër të të punësuarve, strukturë organizative, person për denoncimin e parregullsive, asnjë organogram të ministrisë, nuk ka të dhëna për furnizime publike – deklaroi German Filkov- Qendra e komunikimeve civile.

Dy ditë më parë, Alsat mori premtim nga një zyrtar në Ministrinë e Sistemit Politik se sot do t’i dërgojnë raportet financiare, megjithëse na kujtuan se nuk kanë shpenzime sepse vetëm disa njerëz kanë shkuar në punë, si pasojë e pandemisë. Por, përgjigje ende nuk ka. Nga 98 institucionet shtetërore, Ministria e Sistemit Politik është në fund të listës për transparencë. Deklaratë para kamerës në lidhje me këtë rezultat të dobët kërkuam nga ministri i Transparencës, Robert Popovski. Për shkak të obligimeve, kishte kohë vetëm për qëndrim me shkrim.

“Bëhet fjalë për ministri relativisht të re që ende s’është kompletuar me kuadër. Për shkak të zgjedhjeve, Qeverisë teknike dhe gjendjes së jashtëzakonshme, kjo është pothuajse e pamundur”, thonë nga dikasteri i Transparenës brenda Qeverisë.

Në hulumtim, ministritë dhe Qeveria janë përgjigjur në pyetje lidhur me 21 parametra kurse vetëm për Ministrinë e Financave ka pasur 24 parametra për shkak të obligimeve më të mëdha. Më transparente është Ministria e Mbrojtjes me 97,9%. (Alsat-M)

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...