Agjencia Zhurnal.mk

Ministria ndalon një autobus me udhëtarë të nisur nga Italia drejt Kosovës

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se e kanë ndaluar një autobus me udhëtarë nga Italia për në Kosovë, meqenëse nisja ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë. Abdixhiku ka bërë me dije se autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër.

“Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë. Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të…

Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, March 17, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...