Ministrja e Arsimit: Bojkoti nuk do të jetë në dobi të askujt

Shkup, 6 shtator – Mësimdhënësit janë të kënaqur me programin e ri për klasën e parë dhe të katërt dhe janë të gatshëm ta zbatojnë atë. Prandaj, apeloj tek prindërit, por edhe tek disa parti politike që të lënë mënjanë interesat e tyre të ngushta personale dhe aktualisht të ndjekin interesat e fëmijëve, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska gjatë vizitës së sotme në Shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe rinisë me shikim të dëmtuar “Dimitar Vlahov” në komunën e Kisela Vodës, duke I komentuar kërcënimet për bojkot të mësimit për shkak të programit të ri.

 

“Asnjë shkollë nuk është mbyllur për shkak të bojkotit. Bojkoti nuk funksionon për askënd dhe është më së paku në interes të studentëve. Unë, si ministre, dhe ne si Qeveri, po përpiqemi intensivisht të ofrojmë arsimim që funksionon dhe është në funksion të çdo fëmije”, tha Carovska.

Ajo theksoi se programi i ri duhet të japë cilësi dhe t’i udhëzojë studentët të mësojnë dhe lidhin të gjitha temat e dhëna në program dhe më tej në jetë që të jenë në gjendje t’i zbatojnë ato njohuri.

Ministrja shprehu kënaqësi nga puna e punonjësve të shkollës “Dimitar Vlahov”, të cilët përgatitën tekste shkollore braille për programin e ri për nxënësit e klasës së parë dhe të katërt.

Related posts

OBRM-PDUKM dhe LSDM, me parashikime se kush do t’i fitojë dhe kush do t’i humbas zgjedhjet

D V

Cërvenkovska: Maqedonia po mbetet pa numër të mjaftueshëm të gjykatësve

D V

Hoxha në promovim të programit për modernizim të politikave sanitare

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com