Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ministrja e Arsimit mesazh ngushëllimi për drejtorin e shkollës që humbi jetën na COVID-19

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të drejtorit të shkollës në Paskuqan, Dedë Malaj, nga koronavirusi.

Ministrja shkruan në ‘Facebook’ se ndan me familjarët, kolegët dhe nxënësit e të ndjerit “ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim”.

Mesazhi i Kushit:

Me keqardhje të thellë prita lajmin e ndarjes nga jeta të arsimtarit dhe drejtuesit të nderuar, Dede Malaj, pas një përpjekjeje të madhe për ta mposhtur virusin e pabesë Covid-19. Ndaj me familjen e mësues Dedës e të afërmve të tjerë, me kolegët e nxënësit e tij, ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim.

Me këtë rast, apeloj sërish shumë fort që për asnjë moment mos ta ulim vigjilencën për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të tjerëve, por akoma më shumë të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit.

#MbajeMaskën #RuajShëndetin #ShpëtoJetë

Postime të ngjashme

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

S.B.

Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

S.B.

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës, Balluku: Moment historik, vlera e investimit rreth 104 milion euro

S.B.

Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

S.B.

Zgjedhjet e 25-prillit/ Meta kërkesë Kuvendit, Ramës dhe Çuçit për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit

S.B.

“S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas”/ Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...