Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ministrja e Jashtme e Perusë jep dorëheqje

Ministrja e Jashtme e Perusë, Elizabeth Astete, ka dhënë dorëheqje, zyrtarja e dytë e lartë që tërhiqet mes një skandali në rritje të politikanëve që po vaksinohen kundër COVID-19, shumë më herët se sa publiku i gjerë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Astete shkroi në Twitter të dielën se ishte vaksinuar muajin e kaluar, duke e quajtur veprimin si një “gabim të rëndë” dhe shtoi se nuk do të merrte një dozë të dytë.

Ministrja e Shëndetësisë, Pilar Mazzeti gjithashtu dha dorëheqje javën e kaluar, pas një raportimi në gazetë se ish-presidenti Martin Vizcarra kishte marrë një dozë të vaksinës në muajin tetor.

Prokurori i Përgjithshëm, Zoraida Avalos, kishte hapur një “hetim paraprak”, kundër Vizcarras dhe ndaj të tjerëve që ishin përgjegjës për vaksinimin e hershëm të zyrtarëve të lartë. 

Postime të ngjashme

SHBA paralajmëron kundër udhëtimit në disa shtete

D V

Rikthehet komunikimi mes dy Koreve

D V

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

D V

Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

D V

Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak të mohimit të gjenocidit

D V

OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...