Ministrja e Kurtit heq taksën për bllokat e ndërtimit që importohen nga Serbia

Ministrja e Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, e ka hequr taksën ndaj bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, me arsyetimin se ka skaduar masa antidamping e vendosur para pesë vjetësh – ndonëse atë kohë vendimi nuk e parashihte një gjë të tillë.

 

Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, ka hequr taksën për bllokat e ndërtimit që importohen nga shteti fqinj verior, Serbia.

Vendimi për largimin e masës mbrojtëse antidamping prej 0.02 eurove për bllokat standard 19x19x25, është marrë më 7 korrik të këtij muaji, shkruan Gazeta Insajderi.

Dikasteri i udhëhequr nga minstrja Hajdari nuk ka dhënë asnjë sqarim për vendimmarrjen e fillim-korrikut kur është pyetur nga Insajderi.

Megjithatë, një përgjigje sqaruese për gazetën e ka dhënë Dogana e Kosovës, duke treguar se masa antidamping për mbrojtjen e prodhuesve vendorë të prodhimit të bllokave ishte vendosur më 7 korrik të vitit 2016-të.

“…ky vendim i marrë më datë 07.07.2016 nuk e specifikonte afatin prej 5 vitesh ashtu siç parashihet me ligj, së fundmi Departamenti i Tregtisë duke u bazuar edhe në interpretimin ligjor nga Departamenti Ligjor në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht nenit 46, paragrafi 2 dhe nenit 47 paragrafit 5, 6 dhe 7 të Ligjit për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese, dhe pas konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, ka konstatuar se vendimi i masës mbrojtëse antidamping për bllokat standard 19x19x25 të cilët importohen nga Serbia duhet të shfuqizohet”, thuhet në përgjigjen e Doganës për Gazetën Insajderi.

“Sipas nenit 46, paragrafi 2, “Çdo detyrim përfundimtar antidamping apo kundërbalancues duhet të skadojë pas një maksimumi prej 5 vitesh nga vendosja e tij” si dhe nenit 47 paragrafit 7 “Masat e vendosura në bazë të kësaj procedure të skadimit mund të zgjasin deri në 5 vjet”, vazhdon tutje përgjigja.

Duke marrë parasysh këto, ministrja Hajdari e ka shfuqizuar vendimin e korrikut të 2016-ës, sepse më 7 korrik 2021 sipas afateve ligjore janë bërë pesë vjet prej zbatimit të kësaj mase.

Related posts

Nuk ka më reshje shiu, ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

D V

Haradinaj pyet Kurtin: A është ende kryekriminel ‘baba i tenderëve’?

D V

Kurti: Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, paqja dhe stabiliteti në rajon, janë parimet tona të politikës së jashtme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More