Ministrja e parë rome e PS! Ina Majko, aktivistja e diplomuar në Itali që lufton për komunitetin

nga Xh M

Kush është Ina Majko, kandidatja për deputete e partisë socialiste që konfirmohet edhe si e para ministre kabineti. E lindur dhe e rritur në Delvinë, vajza e dy prindërve arsimdashës, e shkolluar në Tiranë dhe Itali, Ina është njëkohësisht edhe aktiviste për të drejtat e njeriut.

Hyrja në politikë përmes platformës deputeti që duam, për Inën është vazhdimi i misionit të saj për t’u angazhuar me shtresat e marxhinalizuara.

Në ditë fushatë Ina mban të veshur një bluzë të bardhe me tre duar simbolikën e së cilës ajo e ka më shumë se personale.

“Janë tre duar, flamuri shqiptar, flamuri Rom dhe flamuri i BE, Mesazhi është që të luftojmë për të shkuar drejt BE”.

Dhe deri në përmbushjen e objektivave të saj personale dhe të partisë Socialiste, Ina thotë se do vazhdojë të punojë fort nga Konispoli në Delvinën e zemrës së saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More