Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim Ambasadoren e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, znj.Shpresa Jusufi.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se Republika e Kosova ka raporte të shkëlqyera me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe se është e interesuar për raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.

“Dy vendet tona kanë mundësi të mëdha për bashkëpunim ekonomik, politik, në fushën e arsimit e kulturës, për të cilat do të punojmë së bashku me Ambasadoren e nderuar znj.Jusufi”, u shpreh shefja e diplomacisë kosovare.

Duke folur për integrimet euroatlantike, Ministrja Haradinaj-Stublla tha se Prishtina zyrtare ka shumëçka të mësojë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për rrugëtimin e saj në NATO, dhe se bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë me interes për Kosovën, si shtet aspirant për të qenë anëtar i plotë i Aleancës Veri-Atlantike.

Postime të ngjashme

Lidhja mes krimit dhe elitave politike solli të ashtuquajturën “arratisje” të Mijallkovit

D J

Zgjedhjet lokale më 3, 10 ose 17 tetor

D J

Janë regjistruar 485 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

Disa lagje të Tetovës tashmë tre ditë pa ujë

D J

Zaharieva: Nuk ka forcë para së cilës do të dorëzohemi, BE nuk është Jugosllavi

D J

Në Shkup janë sanksionuar 193 shoferë, 29 prej tyre kanë qenë pa patent shoferi

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...