Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ministrja Kushi bisedim me maturantët: Si do të zhvillohen provimet. Rezultatet shpallen brenda datës…

Në një interpelancë të kërkuar nga maturantë përfaqësues të “Paralamenit të Nxënësve”, në lidhje me rregullat dhe ndryshimet që janë bërë në Maturën Shtetërore 2021, Ministrja e Arsimit, Elvis Kushi, u shpreh se ky vit ka qenë tepër i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19.

Pandemia ka ‘detyruar’ arsimin që të marrë masa të ndryshme gjatë vitit shkollor, duke kryer mësime të kombinuara, por nga ana tjetër janë vetëm maturantët ata të cilat janë paraqitur çdo ditë në bankat e shkollave. Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në muajin qershor.

“Komiteti i Maturës Shtetërore prej disa muajsh ka bërë një punë intensive për të hartuar rregulloren, e cila është publikuar online të Ministrisë. Matura, tashmë prej 15 vitesh është një e mirë publike e cila garanton transparencë dhe cilësi të lartë. Ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë, por sidomos për ju maturantë, sepse ndodheni në një moment shumë kritik të jetës suaj, ku varet e ardhmja juaj. Pandemia na ka detyruar të marrim vendime të rëndësishme, të aplikojmë skenarë të ndryshëm për zhvillimin e procesit mësimor, që nga ai me prezencë fizike në shkolla, deri në skenarin e kombinuar. Ne kemi vendosur që maturantët të jenë çdo ditë në shkollë sepse është shumë e rëndësishme që mësim nxënia të jetë maksimale”, u shpreh Kushi.

E pyetur nga një maturantë se si do të jetë struktura e testit të provimit të Maturës Shtetërore dhe mbi cilat kurrikula bazohen provimet, si atë me zgjedhje dhe ato të detyrueshme, ministrja Kushi shprehet se provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen një pjesë me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Në total testi përmban 60 pikë dhe është në tre nivele vështirësie. Në total do të jenë katër provime, tre prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje.

“Ne nisur nga kërkesat e maturantëve por edhe nga analiza e ekspertëve kemi vendosur që këtë vit në provimet e maturës shtetërore një pjesë e pyetjeve të jetë me alternativa dhe një pjesë të jenë me zhvillim. Në total testi përmban 60 pikë dhe nga këto 20 i takojnë pyetjeve me alternative dhe 40 atyre me zhvillim. Do të ketë gjithsej 3 nivele vështirësie, niveli më i ulët që do të jetë në 40% të testit, po ashtu edhe niveli i dytë ndërsa niveli më i lartë do të ketë 20% të pikëve totale të testit. Do të ketë gjithsej katër provime, do të jenë tre provime të detyrueshme dhe janë gjuha shqipe letërsia, matematika dhe gjuha e huaj, ndërkohë vetëm një provim do të jetë me zgjedhje. Kemi hartuar edhe programet orientuese ku kanë të gjitha detajet në lidhje me Maturën shtetërore”, u shpreh Kushi më tej.

Kushi tha se rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik. Kushi gjithashtu shpjegoi dhe pragun e kalueshmërisë në këto provime e cila është 15 pikë nga 60 që ka testi.

“Do t’i angazhojmë maksimalisht të gjitha stafet që rezultatet e maturës të shpallen brenda datës 30 qershorit. Diplomat do të lëshohen brenda datës 15 korrik. Maturantët duhet të jenë të informuar që tani me pasojat e veprimeve të gabuara mos respektimin e rregullave. Ne duam që të garantojmë një proces të barabartë për të gjithë dhe të drejtë. Që meritokracia të jetë baza në këtë proces. Këtë vit kemi vendosur që të ndryshojmë rregullore, nëse një maturant konstatohet me celular, përjashtohet nga provimi dhe mund ta jap atë në sezonin e vjeshtës. Tani cilat janë rastet kur një maturant përjashtohet nga provimi. Kur ndryshon vendin që i është përcaktuar në sallë. Së treti kur komenton me zë të lartë pyetjen apo kur jep dhe merr info me shokët e klasës në lidhje me testin apo dhe kur refuzon kontrollon nga administratorët  në procesin e hyrjes në provim. Maturantit nuk i njihet rezultati kur konstatohet një ngjyrë stilolapsi ndryshe nga ai që përcaktohet në rregullore. Apo kur ka shenja të dallueshme në shenjat  testit, apo kur testi është grisur. Është vendosur që pragu i kalueshmërisë të jetë 25%, një maturant duhet të marrë 15 pikë nga 60 që të jetë kalues në provimin e maturës. Niveli i parë i vështirësisë përmban 40% e testit . Dua të theksoj që ky ndryshim u zbatua në maturën e 2020”, u shpreh ministrja Kushi.

Postime të ngjashme

Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona! Bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

D V

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi takon përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ribeiro: Diskutuam mbi vijimin e bashkëpunimit

D V

“Je injorant”, gazetari nga Maqedonia thotë se është ofenduar nga kryeministri Rama

D V

Edi Rama e jetësoi formulën serbe: “Dy shtete – dy qëndrime”

D V

Manastirliu: Muaji gusht i hapur për vaksinimin antiCOVID për të gjithë qytetarët +18 vjeç

D V

“Pjesë e projektit të Rilindjes Urbane”, Rama jep lajmin e mirë për qytetarët e Lezhës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...