Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministrja serbe: Jemi duke punuar në dokumentacionin për ndërtimin e gazsjellësit drejt Prishtinës

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se këtë vit do të përgatitet dokumentacioni për ndërtimin e gazsjellësit drejt Prishtinës.

Si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, u ra dakord për diversifikimin e furnizimit me energji.

“Le të jemi plotësisht specifik: Interkoneksioni i gazit Nish-Dimitrovgrad, mendoj se një tender për ndërtimin e atij gazsjellësi do të shpallet javën e ardhshme, tashmë është shpallur një tender për kompaninë që do të mbikëqyrë ndërtimin e asaj lidhjeje. Gjithashtu bëhet këtë vit është dokumentacioni teknik i projektit për ndërlidhjet me vendet e tjera”.

“ Si në transport, si dhe në energji dhe gaz, ne duhet të jemi një korridor tranziti. Dokumentacioni do të bëhet për lidhjet me Rumaninë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroacinë, Malin e Zi. Do të përgatitet edhe dokumentacioni për ndërtimin e tubacionit të gazit drejt Prishtinës për t’u lidhur me Malin e Zi. Kjo i jep Serbisë mundësinë të pranojë gaz që do të jetë nga një furnizues tjetër”, tha ajo për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Klan Kosova.

Postime të ngjashme

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...