Ministrja Shekerinska për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Portugalisë

Shkup, 22 korrik – Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska e filloi vizitën zyrtare dy-ditore në Republikën portugeze. Vizita realizohet në ftesë të ministrit të Mbrojtjes, Zhao Gomesh Kravinju dhe është vizita e parë zyrtare e ministres tonë të Mbrojtjes.

 

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës, ministrja Shekerinska do të ketë takim me nikoqirin, ministrin Portugez, si dhe me shefin e Shtatmadhorisë të Forcave të armatosura portugeze.

Delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armatës, e kryesuar nga Shekerinska, do ta vizitojë Komandën për operacione të përbashkëta, e cila është selia operative për misione portugeze jashtë vendit – NATO, KB dhe BE, si dhe shkollën për trajnim të centralizuar për misione të huaja , këmbësoria, njësitë e mekanizuara dhe artileri të Forcave të armatosura portugeze.

Njëherit, në kuadër të vizitës, delegacioni do të ketë bisedime edhe në Akademinë e NATO-s për Komunikime dhe informacione në Lisbonë.

Vizita në Portugali, thonë nga MM-ja, është hapi i parë në krijimin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes midis dy vendeve. Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut tashmë ka iniciuar nënshkrimin e Marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit mbrojtës e cila pritet të nënshkruhet në periudhën e ardhshme.

Related posts

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Promovim i autolexuesit për persona të verbër “Kiko”

Z H

5 të shëruar dhe 18 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com