Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Minkov: Bllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, do të ketë efekt dështues në raportin Shkup-Sofje

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Shpresoj që nuk do të vihet deri në bllokadë të fillimi i procesit të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, sepse nëse Bullgaria e bllokon vendin, kjo do të ketë efekt dështues në marrëdhëniet tona, konsideron korrespodenti shumëvjeçar i radios kombëtare të Bullgarisë (BNR) nga Shkupi, Martin Minkov.

“Tani jemi në një periudhë delikate, sepse po presim vendimin e vështirë për të filluar procesin e negociatave aderuese”, tha Minkov në një emision të BNR.

Ai konsideron se nevojitet nxitje politike për të kapërcyer mosmarrëveshjen aktuale dhe pret që përfaqësuesit e qeverive të të dy vendeve të takohen përpara se të merret një vendim përfundimtar për të filluar negociatat.

Minkov vlerëson se Marrëveshja e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve nuk mund të reduktohet vetëm në historinë dhe punën e Komisionit të përbashkët për Çështjet Historike dhe ato duhet të jenë bazë për zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme, duke theksuar se ekziston një mungesë e transparencës së ndërsjellë midis dy vendeve në aspektin ekonomik dhe kulturor.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...