MInxhozi: Pagesa të shpejta dhe të lehta sipas standardeve të BE

nga D. V.

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi, deklaroi se, zhvillimet në sistemin e pagesave në Shqipëri, po shtrojnë rrugën për pagesa të shpejta dhe të lehta sipas standardeve të Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave të shumta”.

E pranishme në edicionin e dytë “Future of FinTech”, 2025 me temë “Riformësimi i së Ardhmes së Financave në Shqipëri”, organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, Minxhozi foli mbi evolucionin e fintech dhe rolin e bankës qendrore në krijimin e një ekosistemi financiar të sigurt, gjithëpërfshirës dhe modern.

“Është një vit i veçantë për Bankën e Shqipërisë, pasi krijon një pozicion të ri për të udhëhequr vendin në një drejtim të ri”, u shpreh ajo.

Ajo nënvizoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA dhe rëndësinë për transaksionet ndërkufitare dhe përafrimin me BE-në, duke theksuar përkushtimin e Bankës për të mbështetur inovacionin ndërkohë që kujdeset për stabilitetin financiar të vendit.

Forumi “Future of FinTech”, 2025 bashkoi liderë nga i gjithë Ballkani Perëndimor për të eksploruar se si inovacioni dixhital, modernizimi rregullator dhe bashkëpunimi publik-privat mund të formësojnë të ardhmen e financave në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More