Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Miratohen 2.678 kërkesa kreditore me vlerë prej 30,3 milionë euro nga linja e tretë kreditore të Bankës zhvillimore

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Gjithsej 2.678 kërkesa janë miratuar nga linja e tretë kreditore pa interes me grant komponentën “Kovid 3” të Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Vlera e përgjithshme e kërkesave të miratuara, siç kumtoi sot Banka, është 30,3 milionë euro.

Në thirrjen publike “Kovid 3” kanë arritur kërkesa kreditore prej 3.282 kompanive, prej të cilave janë miratuar gjithsej 3.155 ose 96 për qind. Prej tyre, 2.678 aplikacione i kanë plotësuar kushtet e thirrjes publike, ndërsa 477 nuk kanë plotësuar të paktën një ose më tepër kushte në thirrjen.

Më së shumti nga kërkesat e miratuara ose 1.413 janë nga kompanitë e vogla, 1037 nga mikro kompanitë, 170 nga tregtarë-individë dhe 58 janë kërkesa nga zejtarë. Shfrytëzuesit e kredive pa interes nga linja e tretë, punësojnë gjithsej 18.927 persona

Postime të ngjashme

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...