Kosovë

Miratohen disa projekt-ligje nga Qeveria e Kosovës

Zhurnal Ads

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar.

Me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, po ashtu është miratuar propozim-vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërinststirucional për avancimin e rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior NATO.

Ekzekutivi sot ka miratuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Likuiditet të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami për këtë çështje ka kërkuar që sa më parë të procedohet në Kuvend për ratifikimin e kësaj kredie që parashihet një shumë prej 30 milionë euro me një kosto të volitshme për Kosovën.

Qeveria ka miratuar edhe projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Postime të ngjashme

Kërkohet rivendosje e angazhimit amerikan në Kosovë

admin

​Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

admin

Ramosaj: Mori fund bllokada për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...