Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Miratohen masa të reja për të vaksinuarit në Gjermani

Gjermania ka miratuar masa të reja për njerëzit, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe ata që janë shëruar nga virusi, të cilët nuk do të duhet të respektojnë më shtetrrethimin, si dhe rregullat e karantinës dhe të kontaktit.

Atyre do t’u lejohet gjithashtu hyrja në dyqane dhe ambiente të tjera pa dhënë më parë një rezultat negativ të testit, siç kërkohet aktualisht nga pjesa tjetër e popullsisë.

Të enjten koalicioni i madh – i përbërë nga CDU / CSU e Kancelares Angela Merkel plus Social Demokratët, të Gjelbrit dhe e Majta votuan në favor të rregullores.

Ligji u miratua nga Bundesrat, i cili përfaqëson 16 shtetet, të premten. Ai do të hyjë në fuqi nga e diela, sqaroi qeveria gjermane në faqen e saj të internetit.

Gjermania dha më shumë se një milion vaksina në ditë për herë të dytë, duke grumbulluar numrin e njerëzve që kanë marrë një dozë në mbi 30 për qind.Lajmi.net

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...