Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Miratohet financim trevjeçar buxhetor për ndërtimin e kanalizimit fekal në dy fshatra të komunës së Bogovinës

Tetovë, 30 mars – Komuna e Bogovinës ka njoftuar se ka marrë mjete nga qeveria me të cilën do të realizohet programi shumëvjeçar për ndërtimin e kanalizimit të dy vendbanimeve Bogovinë dhe Kamjan. Komuna tani ka për detyrë ta dorëzojë dokumentet e nevojshme deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ku do të zhvillohet procedurë për furnizim publik shumëvjeçar.

“Lajme të mira për banorët e lagjes Kamjan dhe Bogovinë. Qeveria në seancën e sotme të 59-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për furnizimin publik shumëvjeçar për financim të projektit “Ndërtim të kanalizimit fekal në vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë, komunë e Bogovinës përmes Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor”, ka thënë kryetari i komunës, Albon Xhemaili.

Vlera e përgjithshme e projektit arrin 273 milionë e 13 mijë e 500 denarë, ndërsa do të realizohet gjatë 3 viteve. Për vitin 2021 janë siguruar mjete në lartësi prej 78 milionë e 454 mijë e 500 denarë nga buxheti i ministrisë, ndërsa të tjerat janë siguruar në buxhetet për vitin 2022 dhe 2023.

Postime të ngjashme

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Pendarovski – Erdogan: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe miqësore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...