Miratohet kërkesa e kryeauditores për ulje të pagës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar kërkesën e kyreauditores së përgjithshme, Vlora Spanca për uljen e pagës.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja tha se kërkesa e Spancas ka qenë që t’i ulet paga prej 3,835 euro në 2,800 euro.

Spanca ka sqaruar se priten të raportohen deri në 134 raporte të auditimit gjatë punës në vazhdim, raporton EO.

“Priten të raportohen 134 raporte të auditimit dhe raporte të tjera që kanë të bëjnë me resurse njerëzore”, tha ajo.

Në muajin gusht, me 67 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin zgjedhur Vlora Spancan në pozitën e auditores së përgjithshme.

Related posts

Një grua gjendet e vdekur në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

N E

Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftojë që të bëjnë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

D V

Mosha e 14 viktimave nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More