Miratohet ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale

Shkup, 22 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, bëri të ditur se në seancën qeveritare kanë miratuar ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

“Në vitin 2024, të gjitha komunave në vend do t’u ndahen 6% e tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)”, deklaroi Zaev.

Siç shtoi, Zaev ky ligj do të mundësojë përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të ardhurave të komunave.

“Në këtë seancë miratohet Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale i cili do të mundësoj përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të ardhurave të komunave përmes rritjes graduale të shkallës të vlerës së shtuar dhe tatimit të të ardhurave personale, rritjen e transparencës financiare dhe disiplinës financiare”, tha Zaev.

Related posts

Blerim Bexheti: Shkojmë së bashku drejt një fitoreje të re bindëse për SARAJIN tonë të zemrës

D V

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministres Milla Carovska

D V

“Ku e lam e ku na mbeti” ligji për nënshtetësi?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More