Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Miratohet plani operacional për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë

Zhurnal Ads

Prishtinë, 23 nëntor, Zhurnal-ks – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar vëzhguesit e radhës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut.

Në mbledhjen e sotme është miratuar plani operacional për ditën e zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto dy komuna.

Kujtojmë se ish-presidenti, Hashim Thaçi, kishte shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës veriore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kurti: Jam bartës i listës që respekton me përpikëri Kushtetutën e ligjet e Kosovës

S.B.

Marrëveshja e Washingtonit do ta shndërrojë Kosovën në nyje të rëndësishme në Ballkan

admin

Pas Prishtinës, Grenelli sot në Beograd

admin

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së që ishte 16 vjeç në luftë, bashkëluftëtar me babën e tij

S.B.

Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar edhe gjatë kësaj fundjave

admin

16 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...