Miratohet vendimet për një sërë shpronësimet, i hapet rruga vijimit të punimeve në unazën e qytetit të Kavajës dhe Korçës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë tha se janë marrë një sërë vendimesh në lidhje me shpronësimet.

 

Balluku tha se do të vijojnë punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës dhe unazën e Korçës, e po ashtu, është bërë shpronësimi i një zone, ku pritet të kalojë TAP. Po ashtu ministrja tha se është marrë vendim që një godinë 6 katëshe në Tiranë e arkitektit Maks Velo, do të rikthehet në identitet pas shpronësimit.

‘Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka depozituar disa projektvendime, sidomos shpronësime. Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës. Gjithashtu kemi aprovuar sot, vazhdimin për shpronësimin e punimeve në unazën e Korçës, kjo rrugë krijohet jo vetëm për trafikun, por për t’u dhënë akses qytetarëve. Vendimi për shpronësimin e një pjesë ku kalon gazjellësi TAP. Kemi bërë shpronësimin e një sheshin kryesor në fshatin e Bogës, pra në veri pjesë e Malësisë së Madhe në aksin e Alpeve të Shqipërisë. Gjithashtu dua të ndalem në një shpronësim të kryer sot, që i përket aksit Tiranë-Elbasan. Sot kemi aprovuar edhe një shpronësim të rëndësishëm në Tiranë. Bëhet fjalë për një godinë 6 katëshe, e cila është një godinë e arkitektit Maks Velo, por gjatë periudhës së tranzicionit ka pasur shtesa të paligjshme. Me shpronësimet që do të kryhen do të ketë mundësi për rehabilitimin e asaj ndërtesës dhe kështu Bashkia e Tiranës do të kthejë atë vepër në identitet. Këto ishin vendimet e aprovuara.’- tha Balluku.

Related posts

Pipero, thirrje për t’u vaksinuar: Varianti “Delta” është shumë i transmetueshëm!

D V

Afganët në Shqipëri, Xhaçka: Detyrim të ndihmojmë aleatët

D V

Angela Merkel viziton Shqipërinë me 14 Shtator

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More