Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Mirëmbajtja e veturës – kur është koha të ndryshoni vajin e motorit, filtrat dhe rripin e saj?

Shumë shoferë janë të pasigurt kur të servisojnë / zëvendësojnë lëngje të ndryshme të veturës dhe materiale konsumuese.

Intervalet ndryshojnë nga modeli në model ose nga prodhuesi në prodhues, por nëse do të përgjithësonim gjërat, do të dukej diçka e tillë:

• Vaji i motorit duhet të ndryshohet midis 10,000 dhe 30,000 km, dhe kilometrazhi specifik varet nga rekomandimet e prodhuesit – ndiqni ato. Së bashku me vajin, filtri i vajit gjithashtu ndryshohet, transmeton Telegrafi.

• Filtri i ajrit ndryshohet çdo 15,000 kilometra, filtri i karburantit duhet të zëvendësohet midis 40,000 dhe 80,000 kilometra për makinat me benzinë, dhe midis 30,000 dhe 60,000 kilometra për motorët me naftë.

• Amortizuesit duhet të kontrollohen çdo 20,000 kilometra dhe tekniku juaj i shërbimit duhet t’ju këshillojë kur është koha t’i zëvendësoni ato.

• Frenat duhet të kontrollohen të paktën një herë në vit.

• Rripi ndryshon midis 60,000 dhe 90,000 kilometrave ose çdo pesë vjet.

• Katalizatorët pushojnë së qeni efektiv pas rreth 80,000 kilometrave.

Në çdo rast, kur kontrolloni automjetin, është e rëndësishme të ndiqni rekomandimet specifike të prodhuesit për modelin e makinës tuaj, sepse intervalet e ndryshimit përcaktohen vetëm saktësisht në to. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Vetura kineze elektrike që po e sfidon Teslan

S.B.

Vjen Cupra Formentor VZ5 me 390 kuaj-fuqi

S.B.

Kia, një automjet siç nuk e kemi parë më herët

S.B.

Bugatti Chiron i bërë nga “mbeturinat”

S.B.

Osamu Suzuki, kryetari 91-vjeçar i Suzukit do të pensionohet këtë verë

S.B.

Mercedesi lanson gjeneratën e re të C-Class – LIVE

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...