Misajllovski takon ambasadoren kroate Tiganj dhe kolonelin Domjançiq

nga D. V.

Shkup, 10 qershor – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj dhe kolonelin Stjepan Domjançiq të cilit i përfundon mandati si atashe mbrojtës.

Ministri Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk ka falënderuar kolonel Domjançiqin për angazhimin e tij të deritanishëm, si doajen i Asociacionit të atasheve të mbrojtjes në Maqedoni dhe në ruajtjen dhe promovimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy ministrive dhe armatave dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij të re.

“Bashkëpunimi ynë bilateral dhe rajonal në vazhdimësi shënon një trend rritës”, shkruan Misajllovski në Fejsbuk.

Foto: Fejsbuku i ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More