Maqedoni

Misajllovski: Zaev ta tregojë qëndrimin e tij për Goce Dellçevin dhe për gjuhën maqedone

Zhurnal Ads

Shkup, 24 tetor – Zoran Zaev hesht në lidhje me deklaratat e politikanëve të shqur bullgar se Goce Dellçev është bullgar, ndërsa gjuha maqedone është formë linguistike e asaj bullgare. Zaev me heshtjen e tij e poshtëron kombin maqedonas dhe shet diçka  që nuk është e tij, po e pupullit.

Zotëri Zaev cili është qëndrimi juaj për Goce Dellçevin dhe për gjuhën maqedone dhe pse  nuk reagoni në poshtërimet bullgare për kombin tonë?

Plotësisht pse qeveria  nuk dërgoi shënim protestues deri te Bullgaria, pas deklaratës së Karakaçanov se do të dërgojë regjiment të armatës t’i prish monumentet e revolucionarëve maqedonas në Shkup?!

Zotëri Zaev a tregtoni me Goce Dellçevin dhe me gjuhën maqedone?! Dhe a gjunjëzoheni para kërcënimeve bullgare?!

Premtuat negociata ndërsa asgjë nga ajo. Nuk ka sepse jeni të ngujuar në krim. Nuk ka raport ndërkombëtar i cili nuk dëshmoi për  korrupsionin e qeverisë, dhe kjo është e keqe për shtetin.

Zotëri Zaev duhet ta dini se Maqedonia nuk është firma juaj në Strumicë.

VMRO-DPMNE  nuk do të lejojë ta grabitni shtetin. Maqedonia duhet të fillojë negociata me BE-në. Ndërsa ju nuk guxoni ta shitni Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedone. Nëse atë e bëni, VMRO-DPMNE menjëherë sapo të vjen në pushtet  do ta shkatërrojë atë vendim dhe marrëveshje të cilën asnjëherë nuk do ta respektojë.

VMRO-DPMNE nuk do të lejojë shpërndarje të Maqedonisë.

Cili është qëndrimi juaj se çka duhet të bëhet në lidhje me kontestin me Bullgarinë për Goce Dellçevin dhe gjuhën?

Shikoni në këtë periudhë  duhet ofensivë e fuqishme  diplomatike. Duhet  shteti, pushteti, qeveria e cila fitoi  besim t’i mbrojë  interesat kombëtare maqedonase, atë ta bëjë,  ndërsa jo siç shikojmë tani. Do të thotë ky pushtet në vend se të fshihet  pas çështjeve të tilla duhet të dalë  dhe ta thotë këtë publikisht, nëse Goce Dellçev është maqedonas, nëse gjuha maqedone është gjuhë maqedone.  Për ne kjo nuk ka dilemë. Por pyetjen e keni të mirë. Për atë jo vetëm opozita,  jo vetëm pushteti, por të gjitha partitë politike duhet të bashkohemi  për këto interesa kombëtare, të ndërtojmë  qëndrim kombëtar dhe për atë nevojitet  takim i liderëve. Nëse ne  jemi të bashkuar në shtet,  të bëhemi të bashkur  gjithkund për  çështje të tilla, dhe kjo është puna e parë dhe themelore që duhet ta bëjë ky pushtet, ndërsa  jo vetëm  të mbingarkohet  me opozitën  sepse e dini se ka çështje  të cilat janë shumë më të rëndësishme nga politika, ndërsa ai është identiteti i maqedonasit dhe kuptohet identiteti i këtij shteti.

Gjithnjë e më e pasigurt është  se Maqedonia do të marrë marrë veto nga Bullgaria për fillim të negociatave me BE-në. Këtë dje e paralajmëroi  edhe Karakaçanov. Cilat duhet të jenë hapat e ardhshëm të shtetit?

Pyetja është në kontekst të njëjtë sikur edhe pyetja paraprake. Për atë do të them të presim se çka do të ndodh, por shansi i këtij pushteti është tani të bashkohet me të gjitha partitë politike dhe të zgjasë dorën  për çështje të tilla. Jo të bëhen pazare.  Jo sërish të tregtohet me Goce Dellçevin, me maqedonasit, me revolucionarët, me gjuhën maqedone etj. Megjithatë,  gjuha maqedone asnjëherë  nuk duhet të vendoset në asnjë ekuacion të negociatave, as për të gjithë revolucionarët. Për atë sërish do të përsëris, ofensiva diplomatike për atë çka është maqedonase, për atë çka do të thotë  të jesh komb maqedonas.  Kanë shanse qeveria atë ta bëjë,  por shohim  tashmë  një kohë të gjatë nuk dalin  në asnjë pres të tregojnë, as  të bëjnë diçka. Për atë le të vetëdijësohen,  këto nuk janë punët e tyre personale, megjithatë janë punë për shtetin.

Postime të ngjashme

11 tetori, Kryeparlamentari Xhaferi uron qytetarët

T E

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, pozitiv me Covid-19

XH,I

KB dhe Qeveria do të punojnë bashkërisht në zhvillimin e politikës migruese të bazuar në dëshmi

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...