Mishel: Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në

Bërdo afër Kranjit, 6 tetor – Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në, dëshirojmë ta riafirmojmë perspektivën evropiane për rajonin dhe dëshirojmë të punojmë në procesin e zgjerimit, deklaroi kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në konferencën e sotme për shtyp pas përfundimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjit.

 

Vlerat fundamentale si sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë ADN-ja e projektit evropian. Ajo është çështje e rëndësishme e debatit edhe mes të gjitha 27 anëtareve të BE-së për atë se si të arrijmë përparim më të madh me qëllim që të piqemi dhe të gjithë t’i respektojmë këto parime fundamentale.

Ai i lidhi reformat në këto vende të cilat BE-ja dëshiron t’i nxisë, me investimet e KE-së të cilat kanë për qëllim të lehtësohet dhe nxitet bashkëpunimi rajonal.

“Shpresojmë se këto investime të cilat kanë rol të rëndësishëm, do ta bëjnë më të dukshme praninë e BE-së për njerëzit nga rajoni, në mënyrë që t’i ndjejnë benefitet nga ky partneritet me BE-në”, tha Mishel në konferencën për shtyp në të cilën ishin edhe kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen dhe nikoqiri i samitit, kryeministri slloven, Janez Jansha.

Lidhur me çështjet e hapura në rajon lidhur me tema historike, tema për të kaluarën, për pakicat dhe trajtimin e tyre, tha se dëshirojnë të shohin përparim. BE-ja nga ana e vet është e gatshme ta ndërmarrë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe t’i inkurajojë dhe të jetë lehtësuese mes palëve të ndryshme të involvuara me qëllim që të veprojnë me përgjegjësi, por nevojiten, tha, vendime politike për përparim të këtyre vendeve.

Lidhur me procesin e zgjerimit, ai porositi se para BE-së është debati për kapacitetin për të pranuar anëtare të reja.

“Nuk është fshehtësi se ekziston debat mes 27 vendeve anëtare për kapacitetin e pranimit të anëtareve të reja. Është e qartë se për këtë çështje duhet të arrijmë progres, duhet të vendosim çka duam të arrijmë dje si t’i sjellim vendimet së bashku në të ardhmen si evropianë”, theksoi Mishel.

Në pyetjen e gazetarëve çfarë shprese konkrete do t’u japë Deklarata e samitit e cila është e gjatë në mënyrë të konsiderueshme, lidhur me perspektivat për zgjerim të qytetarëve nga rajoni dhe të mbeten të përkushtuar në reforma, Mishel përsëriti se nga bisedimet nga samiti dalin prioritetet, e ato janë – vlera, reforma dhe investime si dhe çështja e rëndësishme e kontesteve.

“Samiti sot tregon se dëshirojmë të jemi më efikas, e marrim parasysh situatën në rajon në mënyrë që të shohim nëse mund të reflektojnë rezultate. Deklarata është e gjatë sepse për,mban shumë angazhime konkrete dhe përpjekje konkrete me partnerët tanë – ne kemi obligimet tona, ata i kanë të vetat dhe ne së bashku do të bashkëpunojmë”, tha kryetari i KE-së, Sharl Mishel. 

Related posts

Editorial/ Pse pushteti fshehë nga opozita çfarë bisedohet me Bullgarinë ?

Z H

Vetëm prej 16 ditësh u përfundua bulevardi “Kërste Misirkov”

D V

Radev: Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni të Veriut është parakushti për hyrje në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More