Agjencia Zhurnal.mk

Mishel: BE të japë sinjal të fuqishëm e të qartë për zgjerim

Bruksel, 9 janar – Fillimi i bisedimeve i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në ndikon pozitivisht jo vetëm në dy vendet, por edhe për tërë rajonin, e sidomos paraqet garanci për siguri dhe stabilitet rajonal, tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, pas takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.   Javëve në vijim, KE shpreson të paraqesë metodologji e re për zgjerim prej ku do të dalin sinjalet e qarta për vendet aspirate dhe raportin e tyre me BE-në, shtoi Mishel.

  “Është me rëndësi që BE të japë sinjal të fuqishëm dhe të qartë për zgjerimin e BE-së, sidomos për dy shtetet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne kemi punë të rëndësishme në BE që të arrijmë pajtueshmëri javët e ardhshme dhe të përgatitemi për sinjal të qartë dhe shpresoj pasi që të arrijmë progresin për modernizimin e procesit të negociatave, të japim qëndrim për shtetet e ndryshme.”,- tha kryetari i KE-së, Sharl Mishel.  

Kroacia konsideron se si një nga shtetet e kësaj pjese të Evropës ka për detyrë dhe përgjegjësi të promovojë dhe përkrahë shtetet fqinje, të vazhdojnë me reformat dhe të përafrohen drejt BE-së, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.   Ai shpreson që metodologjia e re të miratohet deri në mars, ndërkaq për Shkupin dhe Tiranën të mos ndodh epilogu i Samitit të tetorit.  

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...