Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Misioni i NASA-s prek me sukses asteroidin Bennu

Zhurnal Ads

Pasi orbitoi rreth Tokës asteroidi Bennu për gati dy vjet, anija kozmike e NASA-s OSIRIS-REx preku me sukses dhe zgjati krahun e saj robotik për të mbledhur një mostër nga sipërfaqja e asteroidit të martën.

Kjo mostër do të kthehet në Tokë në vitin 2023, shkruan CNN.

Për të arritur këtë, një anije kozmike me përmasa furgoni duhej të prekte për pak kohë asteroidin në një vend uljeje të quajtur Nightingale.

Krahu zgjati për të mbledhur një mostër. Pastaj, anija u tërhoq përsëri e sigurt, transmeton Telegrafi.

Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte bazuar në të dhënat e dërguara nga anija kozmike, sipas Dante Lauretta, hetuesi kryesor i misionit dhe një profesor në Universitetin e Arizonës.

Agjencia do të jetë në gjendje të konfirmojë nëse një mostër është mbledhur me sukses më vonë dhe imazhet e ngjarjes do të jenë në dispozicion të mërkurën në faqen e NASA-s.

“Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme – dhe sot ne kemi avancuar si shkencën ashtu edhe inxhinierinë dhe perspektivat tona për misionet e ardhshme për të studiuar këto objekte misterioze të sistemit diellor”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar për Drejtorinë e Misionit Shkencor të NASA-s në një deklaratë.

I ndodhur më shumë se 200 milion milje larg Tokës, Bennu është një asteroid i mbushur me gurë. Është një asteroid “grumbull rrënojash”, i cili është një grup gurësh të mbajtur së bashku nga graviteti më shumë, sesa një objekt i vetëm.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Toka po rrotullohet më shpejtë se asnjëherë më parë

S.B.

Indonezi: Një minutë në arkivol për mosmbajtje të maskës (Foto)

admin

“Piktura abstrakte” nga fushat me speca në Kinë

admin

Zemërimi e dëmton shëndetin më shumë sesa trishtimi

T E

Futet në market për të kryer vjedhje, hajni befasohet nga pronarja – britanikja 83-vjeçe i kundërvihet duke e goditur me shkop

admin

Po tentonte të dhuronte “spektakël”, vajza nga Kalifornia humb kontrollin dhe përfundon në ujë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...