Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Misioni paqeruajtës në Nagorno Karabak siguron ndikimin rus në Kaukazin e Jugut

Ndërsa afron fundi i vitit, Rusia po merr një rol të ri, atë të paqeruajtësit në konfliktin 10 vjeçar mes ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit, lidhur me enklavën e diskutueshme të Nagorno Karabakut. Siç njofton nga Moska korrespondenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes, ka të ngjarë që Rusia të mbetet për momentin fuqia kryesore e ndikimit në rajonin e Kaukazit të Jugut.

Në vetëm gjashtë javë luftime, Azerbajxhani vendosi në pozitë të vështirë forcat etnike të Armenisë në Nagorno Karabak, të mbështetura nga një arsenal dronësh i teknologjisë së lartë dhe pajisje ushtarake që ndryshuan mënyrën e luftimit në Kaukazin e Jugut.

Gjatë 20 viteve fundit buxheti ushtarak i Azerbajxhanit është trefishuar krahasim me atë Armenisë. Një pjesë e madhe e armëve janë blerë me këto para. Armë blera jo vetëm nga Rusia, por edhe Izraeli dhe Turqia”, thotë Alexander Golts, analist.

Një marrëveshje e paqes e ndërmjetësuar nga Presidenti rus Vladimis Putin pasqyroi ndryshimet në dinamikën e forcave dhe rolin e Turqisë në veçanti për palën e Azerbajxhanit.

Marrëveshja e mbështetur nga Rusia, për aleatin e vogël të Moskës, Armeninë, nënkupton humbje të territoreve në Nagorno Karabak.

Ky rezultat nxiti festimet për fitore në Azerbajxhan dhe një krizë qeveritare në kryeqytetin e Armenisë.

Është e qartë se ky ekip ka diskredituar veten. Unë mendoj se kjo qeveri ëndërron japë dorëheqje, sepse këta njerëz e kanë kuptuar se nuk mund ecin lirshëm rrugëve Jerevanit”, thotë Karine Gevorgyan, analiste.

Sipas kushteve të armëpushimit, dy mijë paqeruajtës rusë do të vendosen në Nagorno-Karabak për 5 vitet e ardhshme, me qëllim të pengimit të përparimeve të mëtejshme të Azerbajxhanit dhe mbrojtjen e armenëve që zgjedhin të qëndrojnë.

Sipas marrëveshjes, misioni mund zgjatet. Unë mendoj se opsioni i mirë është ngrirja afatgjate e konfliktit ashtu siç ndodhi luftimet mbi Qipron”, thotë Alexander Golts, analist.

Me fjalë të tjera, një konflikt i ngrirë që ripërcakton kufijtë.

Është një situatë që siguron ndikimin rus mbi Kaukazin e Jugut ndërsa e ardhmja e Nagorno Karabakut është vështirë të parashikohet.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...