Misovski dhe Zajkova mohojnë se do të kalojnë tek VMRO

nga Xh M

Shkup, 17 maj – Kreu i PRSD-së, Goran Misovski dhe kryetarja i Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, mohojnë se do të kalojnë në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Këta emra u përmendën gjithnjë e më shumë. sidomos pas deklaratës së djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se kanë siguruar 61 deputetë, përkatësisht se tre deputetë kanë kaluar në shumicën e tyre, që numëron 58 mandate deputetësh.

“Ne do të veprojmë si opozitë, ndërsa për mënyrën se si do të funksionojmë organizativisht do të vendosin organet e partisë pas seancës konstituive”, tha Misovski në një deklaratë për media.

Zajkova, nga ana tjetër, njoftimet në rrjetet sociale se po kalon në VMRO i quajti porosi nga qarqe partiake.

“Ka nga ata që agjituan dhe punuan kundër partisë së tyre dhe sot po bëjnë sërish presion. Synimi dhe fokusi ynë për momentin është rivotimi në njësinë 5 ku janë 3521 votues. Shanse të mëdha për mandat ka edhe kandidati i partisë sonë. Nëse koalicioni ynë fiton 110 vota më shumë se rezultati aktual, atëherë deputet do të bëhej Bobi Mojsoski dhe do të largohej Ismail Jahoski nga BDI. Prandaj i bëj thirrje që të përmbahen nga spekulimet dhe të votojnë numrin 1 të mërkurën”, ka thënë Zajkova në një prononcim për portalin Lokalno”.

Ndryshe, në koalicionin e LSDM nga partitë tjera si deputetë fituan Monika Zajkova nga PLD dhe oran Misovski dhe Sonja Mirakovska nga PRSD.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More