Shkup, 17 maj – Kreu i VMRO Hristijan Mickoski ka disa kohë që paralajmëron ritjen e shumicës parlamentare në 61 deputetë nga sa ka fituar ai në zgjedhjet e fundit parlamentare, e madje sipas tij, edhe 3 deputetë i janë bashkuar shumicës së drejtuar nga VMRO.
“Kemi konsoliduar me sukses 61 deputetë”, kjo është deklarata e mandatarit të ardhshëm, Hristijan Mickoski që shkaktoi një ortek reagimesh dhe spekulimesh se kush janë ata 3 deputetë që kaluan në VMRO-DPMNE.
Sipas asaj që përflitet me të madhe në media dhe rjetet sociale, aludohet në emrat e deputetëve Bejxhan Iljaz, Goran Misovski dhe Monika Zajkova.