Misteri i dorës së lidhur të Benzemas: Gjithçka për Realin dhe operacioni sekret, jo për besëtytni

Në janar të vitit 2019, Real Madridi luante kundër Real Betisit, ndërsa Karim Benzema pësoi një frakturë të gishtit të vogël të dorës së djathtë kur u rrëzua pas një përplasjeje me Marc Bartra.

 

Që atëherë, sulmuesi ka luajtur me dorën e fashuar shumë më tepër për shkak të nevojës sesa për besëtytni, edhe pse është e vërtetë se – për kureshtje – vitet e tij më të mira kanë ardhur me këtë fashë që tashmë e dallon në çdo takim.

Pas lëndimit, lajmi i parë ishte se francezi do të mungonte dy muaj për shkak se duhej t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike për të rregulluar gishtin e thyer. Lojtari sapo e kishte mbushur hapësirën e lënë bosh nga largimi i Cristiano Ronaldos në sezonin e parë pas largimit të portugezit (drejt Juventusit), vendosi të priste deri në fund të atij sezoni duke mos e lënë skuadrën pa numrin 9.

Asokohe u konfirmua se Karim do të luante me këtë lëndim. Fasha në fillim ishte më e pavolitshme, sepse zona e frakturuar duhej të mbrohej mirë.

Në fund të sezonit, sulmuesi vendosi të operohej për ta pozicionuar në vend gishtin e thyer, sepse kocka e tij nuk ishte konsoliduar në mënyrën më të mirë. Ndërhyrja kirurgjike shkoi mirë, por kërkonte dy muaj pushim. Mirëpo, kalendari nuk e lejonte një gjë të tillë dhe futbollisti iu bashkua ekipit para kohe për të mos munguar në ndeshje dhe e lëndoi përsëri gishtin.

Sezoni i ri nisi në të njëjtën mënyrë – me Benzeman që mbante fashën, meqenëse operacioni nuk e kishte zgjidhur problemin.

(Foto: The Sun)

Që atëherë, francezi nuk e ka gjetur kohën që të ndalet dhe t’i nënshtrohet përsëri ndërhyrjes kirurgjike. Mirëpo, në rastet e rralla kur e ka lënë gishtin që t’i shihet, gjendja e gishtit të vogël është vlerësuar si i shtrembër, kështu që ai detyrohet ta mbrojë në çdo lojë për të shmangur pësimin e një frakture të re.

Fakti se Benzema ka ditur t’i përshtatet situatës, është treguar edhe me statistika. Jo vetëm që nuk është lënduar, porse çdo vit e ka tejkaluar veten. Në sezonin e kaluar shënoi 30 gola për Realin dhe katër për Francën në Kampionatin Evropian. Derisa në sezonin paraprak (2019/2020), realizoi 27 gola dhe dhuroi 11 asistime.

Karim duhet që një ditë ta mjekojë gishtin e vogël të dorës së djathtë, mirëpo atij sikur nuk i ngutet, sidomos nëse është supersticioz. Megjithatë, ajo fashë tashmë ka hyrë në histori të Real Madridit dhe të futbollit në përgjithësi. /Telegrafi/

(Foto: Marca)

Related posts

Guardiola dëshiron transferimin e Kalvin Phillips

D V

Statistikat e Ancelottit ndaj Interit: Trajneri i Realit do ta zhvillojë përballjen e 33-të me Nerazzurrët

D V

Mbappe i bashkohet PSG-së në stërvitje, por nuk ka qëllim të rinovojë kontratën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com