Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mitreski: Në interes të qytetarëve është të kemi Parlament funksional

Shkup, 23 nëntor, zhurnal.mk – Deputetët nga LSDM-ja në pushtet nuk heqin dorë prej ndryshimit të Rregullores së punës së Kuvendit, i cili do të lejojë deputetët me Kovid-19 dhe në vetë-izolim të kyçen onlajn në seanca dhe trupat punues. Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski tha se shpreson që të gjithë deputetët të mbështesin propozimin e kryetarit Talat Xhaferi dhe se Parlamenti ynë do të funksionojë si gjithë të tjerët në botë në kushte pandemie.

“Kuvend funksional, në vend të një Kuvendi të bllokuar në çdo kuptim, është në interes të të gjithë qytetarëve. Shpresojmë që të gjithë deputetët të mbështesin ndryshimin e Rregullores së punës në mënyrë që të jenë në gjendje të funksionojnë në kushte të tilla të vështira si të gjitha parlamentet në botë”, tha Mitreski.

Për Rregulloren, shton ai flasim nga konstituimi i Kuvendit i të gjitha koordinimeve te kryetari Talat Xhaferi.

“Për opinionin, qëndrimi ynë është i qartë, vetëm deputetët në izolim dhe të infektuarit me Kovid-19 duhet të kenë mundësinë të punojnë në distancë dhe ky propozim përkon me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Xhaferi”, tha ai.

Nga mesi i tetorit, grupi parlamentar i LSDM-së doli me pothuajse të njëjtin propozim për të punuar në distancë, si ai që është tani në rend dite të seancës kuvendore i caktuar për të enjten.

Partitë në pushtet kanë shumicë prej 62 deputetësh, por shpesh ndodh që disa nuk mund të përfshihen në punën e Kuvendit për shkak të testit pozitiv për Kovid 19 ose vetë-izolimit.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...