Shkup, 25 dhjetor, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE dhe opozita në Parlament bllokojnë gjithçka që është në interes të qytetarëve, akuzoi Jovan Mitreski, koordinatorë i grupit parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit, transmeton Zhurnal.
“VMRO-DPMNE mbrëmë këmbngulën të bllokojnë ligje me rëndësi për qytetarët, ndërsa një nga ato ishte edhe zgjidhja ligjore me të cilat gjobat për organizatat invalidore ulen, ndërkohë vendoset edhe paralajmërim para dënimit. Tërë ditën kanë folur bukfalisht për gjithçka, përvec për Ligjin, përvec për atë se dënimet do të ulen dhe do të vendoset paralajmërim para dënimit. Ja aq VMRO-DPMNE mendon për qytetarët, aq mendojnë për kategoritë e prekura”, tha Mitreski.
Mitreski mes tjerash tha se njejtë si mbrëmë, VMRO-DPMNE është sjellur edhe për miratimin e Buxhetit për 2021 kur e lëshuan sallën duke menduar se nuk ka kuorum, se Buxhetin për vitin e ardhshëm nuk do të mund ta sillnim.
“VMRO-DPMNE por edhe Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe E majta ishin të gatshëm ta lënë shtetin so financim të përkohshëm. Opozita ishite e gatshme ta cënon pagesën e subvencioneve për bujqit, pagesën e shtesave të fëmijëve, rritjen e pagave për mjekët etj”, tha mes tjerash Mitreski.